Lorem ipsum
Class aptent taciti sociosqu ad litora

Ushtria Çlirimtare Kombëtare në mesin e saj kishte bijtë e bijat më të dalluar të kombit shqiptar.
Bijë e Bija të kombit me të cilët sot krenohemi që të gjithë ne.

Ata si dhunti të veçantë të tyre kishin atdhe dashurinë, guximin, fisnikërinë, sinqeritetin.

Me një intelekt, guxim, fisnikëri, sinqeritet, e atdhedashuri të madhe veçohej edhe Isa.

Falë këtyre ai gëzonte një respekt jashtëzakonisht të madhë ndër shokë e ndër bashkëluftëtar.

I tillë ishte Isa,edhe pse në moshë mjaft të re Ai kundërshtoi politikën e atëhershme Jugosllave e AntiShqiptare për Vëllazrim-Bashkim me sllavët,ishte kategorikisht kundër paraleleve të atëhershme të përzyera nëpër Shkolla pasi ishte i bindur se me sllavët nuk na lidh asgjë dhe skemi pse të jemi pjesë e atyre skenarëve AntiShqiptare.

Duke pas këto bindje shpejt bie në sy të okupatorit me çka detyrohet të migroj së bashku me vëllezërit në Itali.Fillimi i viteve të 90 Isën e gjenë në Itali mirpo edhe pse larg Vendlindjes,Ai kur nuk do të largohet prej bindjeve apo Idealit të tij dhe shumë të rijve e të rejave Shqiptare se Populli Shqiptar duhet të jetoj i Lirë e i Bashkuar.Për të jetësuar këtë Ideal Ai nuk u ndal kurë së punuari e vepruari.Anëtar dhe njëri ndër udhëheqësit kryesor të Fondit”Vendlindja Thërret” e njëri ndër aktivistët më të vendosur e kur i pa lodhur për çështjen Kombëtare,shembull për të gjithë Ne të tjerët se si duhet punuar e vepruar për Atdheun

Puna e tijë për luftën e Ushtris Çlirimtare tè Kosovës ishte tepër e vlesuar nga të gjithë ne po edhe nga udhëheqësit e vetë luftës në vija të frontit.

Fillimi i luftimeve edhe në Shqipërinë Lindore të okupuar nga sllavo-maqedont,Isën me shokët e Idealit i gjenë të pregaditur.Kështu që në vetë fillimin e saj ata ishin atje me bashkëluftëtarët e tjerë për të shporur çizmën e fëlliqur sllave nga Trevat Shqiptare.

Fillimisht nga Shtabi i Përgjithshëm caktohen në Logjistikën e UÇKsë dhe në bartjen e mjeteve luftarake drejt zonave ku kishte nevojë.

Mirpo Isa nuk mund të rinte i qetë me shokë poqese nuk ishin edhe ata në vija të frontit dhe të shikoheshin me armikun nëprmjet tytave të pushkës.

U reshtuan me bashkëluftëtarët e tyre në Brigadat 112 Mujdin Aliu e 113 Ismet Jashari-Kumanova.Pas një varg betejash me bashkëluftëtarët në këto dy brigada,Isa me shokë dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇKsë e panë se ishte e nevojshme edhe formimi i një Brigade e cila do të vepronte në rajonin e Gostivarit,Kërçovës e Mavrovës e cila Brigadè u emrua Brigada 116.Me Isën e me shokët e tijë në formimin e ngritjen e Brigadës si ushtarakisht e profiosonalisht kontribuan edhe një numër i madh i pjestarëve të UÇKsë nga të gjitha trevat Shqiptare.

 Falë guximit të tijë e të bashkëluftëtarëve si Gjeneral Tahir Sinanit, Hyrë Eminit, Brahim Ademit e Naser Ademit brigada 116 do të veçohet nga disiplina, zbatimi i urdhërave të dhënë në kohë dhe efikasiteti i jashtëzakomshëm.
Në krye të Brigadës 116 ishte Komandant-Gjeneral Tahir Sinani nuk ishte hera e parë që Tahir Sinani po u kundërvihej pushtuesve sllav.

Njëri ndër udhëheqsit kryesor të luftimeve në Zonën e Malishevës e atë të Pashtrikut.Anëtar i Shtabit të Përgjithshèëm të UÇKsë, e UÇPMBsë, njëri ndër udhëheqësit kryesor të TMKsë.
Dhe së fundmi e gjejmë Komandant të Brigadës 116 dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtris Çlirimtare Kombëtare.
Bashkë me Komandat Tahir Sinanin në Pashtrik e Koshare kanë qenë edhe Brahim Ademi e Hyrë Emini të cilët as në rugëtimin e tyre të fundit për Lirinë e tokave Arbënore nuk iu ndan, ishte edhe gostivarasi Naser Ademi i cili gjithashtu pushtuesve sllav iu kishte kundërvënë edhe më herët në luftrat e mëhershme Ballkanike,kurse tash që erdhi dita të luftoj për vendin e tij Ai ishte mëse i lumtur e krenar

 Po bëheshin pregaditje intensive në fund të Korikut në Bjeshkët e Korabit nga pjestarët e Brigadës 116, për tiu dhënë armikut goditja vendimtare.

Pregaditje po bënte gjithashtu edhe njësiti për minim i kësaj Brigade i cili njësit ishte përzgjedhur nga vetë Gjeneralë Tahir Sinani. Më 29 Korrik 2001 Brigada 116 me urdhër të Komandatit të saj po bënte pregaditjet e fundit para fillimit të sulmit kundër forcave okupatore sllave.
Po më 29 Korrik dita kur do ti jepej armikut goditja vendimtare e shkatruese në Tanushë të Gostivarit bien pesë Dëshmorët e Brigadës 116.

Gjeneral Tahir Sinani, Isa Fazliu, Hyrë Emini, Brahim Ademi e Naser Ademi rranë dëshmorë duke mbrojtur Idealin e stërgjyshërve, gjyshërve e shokëve me të cilët luftuan e vepruan s'bashku në beteja të ndryshme, Ideal të cilin duhet jetësuar pasi vetëm në atë mënyrë do të jemi faqe bardhë para Zotit, para Dëshmorëve, para Invalidëve të Luftës, para familjarëve të Dëshmorëve e para vetës.

29 Korriku i vitit 2001 në faqet e Historisë sonë më të re shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme pasi më 29 korrik bëhet ribashkimi i Tokave Shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korrabit.
Gjaku i tyre është dëshmia e argumenti më bindës se çdo gjë tjetër se Trevat Shqiptare do të ribashkohen. Sotë Brigada 116 bart emrin e Gjeneral Tahir Sinanit,shkolla,sheshe institucione të ndryshme Kulturore e Shkencore bartin emrin e Gjenaeral Tahir Sinanit,
Isa Fazliut,Hyrë Eminit, Brahim e Naser Ademit,bashkëluftëtarët e tyre i pagëzojn fëmitë e tyre me emrat e shokëve të rënë Dëshmor për të pas të freskët e të përhershëm kujtimin për to.
 Bashkëatdhetar të nderuar për hir të gjakut të derdhur të Dëshmorëve gjithandej Tokave Shqiptare ne nuk mund të rimë duarkryq dhe të ndjekim si spektator ngjarjet që po zhvillohen në Vendlindje, nuk mund të mos reagojm ndaj fenomeneve e proceseve antishqiptare që janë duke u pregaditur nëpër kuzhinat sllavo-barbare në dëm të çështjes sonë Kombëtare.

Ideali i Dëshmorëve që po përkujtojm dhe i gjithë atyre që lanë gjymtirët e tyre nëpër beteja të zhvilluara kundër hordhive sllavo-barbare ishte bërja e ribashkimit të trevave shqiptare që të mos ketë më Shqiptar të nënçmuar, të mos ketë familje Shqiptare të malltretuar të mos ketë ushtar të Ushtris Çlirimtare të përndjekur e burgosur.
 Ne sot prej këtu dhe gjithë atdhetarët gjithë andej kudo që janë duhet tua bëjmë të qartë gjithë atyre që janë duke vepruar e punuar kundër çështjes sonë kombëtare se Kombi Shqiptar është i vetmi Kombë që diti mbrenda 4 viteve të ngrej 3 ushtri e të zhvilloi tre lufta Çlirimtare, ne sot duhet të dëshmojm, se po qe se është nevoja ne edhe sotë jemi të gatshëm për të ngritur edhe 3 të tjera për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit tonë e për të jetësuar amanetin e dëshmorëve tanë. Lavdi Dëshmorëve tëKombit. Roftë Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Roftë Kombi Shqiptar.

Poezi per  Deshmoret e Kombit

HISA FAZLIU


Prranë varit ne Bajnic

Një Nene po vajton

Qane per ty o Hise,

loti si pushon


prane kodres ne Bajnic,

nje Baba po kendon

ku je HISE,o bir

ane prit ke dale!


Te koka te ri,

e bukura e dheut

ku je Hise i dashur

ku po lufton tani


Te rime te gjithe ane e mbare

Shoket luftetar kure ste harojne

Te gjitheve dëshmorëve te kombit

LAVDI DO TJU THOME




Po te pres…

 

O ti vdekje,vdekje shkrete,

Pa xhaxhin Hise si me len,

Diku ne bjeshke ai pushon,

token e zeze perqafon.

 

Kam degju se je vra,

Per liri deshmor ke ra,

Ti ske vdekur o xhaxha,

As ke vdekur as po vdes,

Sa te jem gjall do te pres.

 

 

Toka e zeze a te rendon?

Varri i zi a te shtergon?

Token e zeze e ke mbese,

Sa te jem e gjalle do te pres!

 

 

Lulekuqja mbi varr ka mbi,

Shenje lirie kuq e zi,

Gjaku yt kuq nuk shkoi,

Kombi yne lirine fitoi.

 

Mbesa Besarta kushtuar HISA-Ternoves

Hero i popullit