Lorem ipsum
Class aptent taciti sociosqu ad litora






HISTORIA E FSHATIT

BALINDOLL

 


                                                                                                                                                                      

 






 -Fshati Balindoll shtrihet në rrëzë të Malit të Thatë në një largësi prej 2.5km në lindje të Gostivarit.

Fshati është mjaft i vjetër, mirëpo në periudha

të ndryshme ka përjetuar shkatërrime.

Sot fshati Balindoll numëron afër 498 shtëpi. Fshati përmendet edhe në defterët osman më 1545,atëherë ky lokalitet numëronte 9 familje.

Pozita e fshatit tonë e sidomos malet tona edhe atë mali thatë, i mundësojnë që fshati jonë të karakterizohet nga një bukuri e mrekullueshme,

fushat tona jane pjellore,që mundësojnë të zhvillohet bujqësia dhe blegtoria.


 





Fshati jonë ka nje traditë edhe në fushën e sportit,kulturës dhe turizmit.

Në fushën e sportit në v.1992 qytetarët e fshatit Balindoll me klubin e futballit”ILIRIA 92 BALINDOLL”kanë marë pjesë nëpër aktivitete të ndrishme

në lëmin e futbollit, duke aritur shumë suksese në ligën regjionale te Maqedonis,me triumfe te shumta.

Në f.Balindoll janë organizuar,e organizohen edhe shumë turne për sport e sidomos për futboll.

Siç e cekem më lart se f.Balindoll gjendet në rrëzë të malit të thatë,ku me shumë se 6 dekata është bërë si traditë organizimi ”TURIZMIT”

Mbledhja e të rijve më 6 maji, ku të ritë mblidhen për të shëtitur në kodrinat tona,posaçërisht te vendi i quajtur "UJI I THARËT" DHE "DRURI I VETËM"


 




SHKOLLA E FSHTIT BALINDOLL

[c]




Gëzim i madhë,buzeqeshje,e lotë,por kësaj radhe jo lotë hidhërimi,e lot halli në fytirat e qytetareve të f.Balindoll,

pritje e pritje por kësaj radhe jo pritje që kemi pritë mëse 6 dekata të tëra për ardhmerinë e fëmijeve tan,

që rinia jonë ardhmeria jonë,që të marrë rrugën në acrin më të ftoht të dimrit,me shiun e vjeshtës e me diellin më të nxehtë të verës,

që të shkoji të arsimohet për të marrë dituri,me këto kushte jashtë fshatit tonë për të marrë rrugën 3km për të shkuar në GOSTIVAR,

në Shkollën”ISMAIL QEMALI”,e pse jo në fshatin tonë?

 Shumë premtime e pakë realizime siç do her nga shumë kryetar të shkuar të komunës së Gostivarit na kanë thënë se do të realizohet ëndra shumë vjecare,

pritja shumë vjecare e Balindollaseve,që një ditë të vijë dita të ndërtohet kjo shtyll e arsimit,

shkolla e shumë  priteshme. Këto premtime shumë të priteshme,të durimëshme deri diku,

erdhi edhe dita që të realizohen një diët,fal sakrificës të qytetareve te f.Balindoll e kryetarit Nevzat BEJTA dhe krytarit te BDI-së Ali Ahmeti,

më 12 mars u be inaugurimi i shkollës tonë  kjo ditë do hipë në analet e Historisë së fshatit tonë si dita e kurorëzimit të sakrificës shekullore për dije,

arsim e dritë.Sotë dhe në të ardhmen fëmijet e f.Balindoll do të krenohen me shkollën më moderne në regjionin e Gostivarit,por sdo do ta haroin te kaluren e hidhur shumë vjecare.