Lorem ipsum
Class aptent taciti sociosqu ad litora

Feja Islame (ar. : Tondokument إسلام islām nënshtrim ndaj Zotit; الإسلام al-islām Islami
në kuptimin feja e të nënshtruarve ndaj Zotit) me përafërsisht 1,2
miliardë besimtarë, është feja e dytë me radhë sipas numrit të
besimtarëve, pas fesë krishtere (2,0 miliard). Besimtarët e kësaj feje
thirren mysliman.


Islami është fe monoteiste, që definohet në bazë të Kuranit, i cili për myslimanët është fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytë për myslimanët janë fjalët e Profetit Muhammed dhe praktika e tij (Sunneti).


Islami pretendon të jetë praktikë jetësore e njeriut dhe metodologji e
të menduarit të tij. Islami është fe e cila përfshin në përgjithësi çdo
çështje jetësore. Me termin "Islam" nënkuptojmë-nënshtrim, dorëzim,
ndërsa me termin "mysliman" nënkuptojmë atë që i është nënshtruar
(dorëzuar) urdhrave të Allahut dhe njëkohësisht zbaton ligjet e Tij.










































Pjesë nga një sërë artikujsh.

Islami





Historia Islame


Besimi dhe praktika

Teuhidi i AllahutDeklarata IslameNamaziAgjërimiHaxhxhiZekati


Figura të njohura

MuhammediSahabëtProfetët në IslamEbu BekirOmeriOthmaniAliu


Tekste dhe ligje

Kur'aniSuret Kur'anoreHadithiSheriatiJurispudenca Islame


Medh-hebet në Islam

HanefiShafiMalikiHanbeli


Aspektet shoqërore

AkademiaTeologjiaFilozofiaShkencaArtiArkitekturaQytetetKalendariFestatGruaja Kur'anSufizmi


Shih edhe

Fjalori Islam





Zanafilla e Islamit


Kur'ani të gjithë profetët i konsideron myslimanë dhe Ademin (njeriun
e parë të krijuar) e konsideron besimtarin dhe profetin e parë.
Muhammedi konsiderohet vetëm profeti i fundit i Zotit, përmes të cilit
Zoti njofton njerëzimin rreth devijimeve në besim që janë shkaktuar
gjatë shekujve të shumtë.


Kushtet kryesore të Besimit në Islam


Kushtet kryesore të Besimit Islam janë :


  • Besimi në Allahun, Zot Krijues i Qiejve dhe Tokave
  • Besimi në Melekët (Engjëjt) e Allahut, si krijesa të Tij. Feja
    Islame tregon se Allahu nga drita, krijoi melekët, që kanë detyra të
    caktuara.
  • Besimi në Pejgamberët e Allahut (profetët). Mbi 124 mijë persona,
    Feja Islame thotë se Allahu i zgjodhi për ta përcjellur misionin e Tij
    tek popujt. Të gjithë këta ishin Pejgamberë, ndër të cilët 5 më
    kryesorët ishin : Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi.
  • Besimi në Librat e Allahut. Islami mëson se janë 4 libra kryesorë të
    Allahut, Tevrati që iu zbrit Musait, Zeburi që iu zbrit Davudit,
    Inxhili që iu zbrit Isait dhe Kur'ani që iu zbrit Muhammedit. Ndërsa
    përmenden edhe disa fletushka që iu janë zbritur Shitit (djali i Ademit,
    njeriut dhe Pejgamberit të Parë), Ibrahimit dhe Musait.
  • Besimi në Ditën e Kijametit (ringjalljës). Islami tregon se pas
    shkatërrimit të botës, njerëzit do të pyeten për veprat që kanë bërë
    gjatë jetës së tyre në Tokë, në një ditë të gjatë që quhet Dita e
    Kijametit (ringjalljes) ose e Gjykimit.
  • Besimi në Caktimin e Allahut. Islami mëson se çdo që ndodh është nën dijeninë dhe Caktimin e Allahut.

Shtyllat e Fesë Islame



"Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton
kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij", e cila
duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.


  • Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.


  • Zekati, që
    është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm ata që kane një
    shumë të konsiderueshme të të ardhurave. Zekati jepet njëherë në vit, në
    një sasi prej një të dyzetën, ose 2,5 % të pasurisë.

  • Kryerja e Haxhxhi, për ata që janë të shëndetshëm dhe që u mjaftojnë shpenzimet e udhëtimit deri në Kabe
    dhe për kthim në atdheun e tyre. Këta persona Haxhxhin e kanë detyrë të
    domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.

Grupacionet kryesore të Islamit


Shumica e myslimanëve në botë, i takojnë drejtimit Sunni, që njihet
edhe si Ehli Sunnet. Sunnitët preferojnë termin "sekt" për të gjitha
grupacionet e tjera. Një numër i madh i grupacioneve, janë të degëzuara
në nëngrupe të ndryshme, një pjesë e të cilave sot janë inekzistente,
mirëpo ende gjenden nëpër libra të ndryshme. Gjithsejt numri i sekteve
dhe nëngrupeve të tyre arrin në 73.


Sektet islame, në shumicën e rasteve janë krijuar me qëllime
politike, gjatë mosmarrëveshjeve të grupeve të interesit, në caktimin e
halifëve (kalifëve), prijësve të myslimanëve. Sektet, janë një mënyrë
tjetër e besimit, nga ajo që besojnë shumica e myslimanëve. Sot feja
islame numron 73 sekte të shpërndara në tërë rruzullin toksor.

Disa nga sektet kryesore janë :


  • Shi'izmi (Rafidizmi). Që beson se pas Muhamedit, Kalifati Islam i ka
    takuar Aliut. Ky sekt, ka shtuar disa pjesë në Kur'an, dhe pretendon se
    janë pjesë të Librit të Shenjtë. Numri më i madh i shiitëve, besojnë
    edhe në 12 imamë (kalifë) të tjerë pas Aliut.
  • Havarixhët. Një grupacion politik i krijuar pas vrasjes së kalifit
    të tretë Othmanit. Besojnë se personi i cili nuk i kryen detyrimet
    fetare ka dalë nga Feja Islame. Ky sekt, mori vendim që të vrasë Aliun
    dhe Muaviun gjatë luftës së tyre për pushtet, por arritën të vrajnë
    vetë, Aliun. Idetë ë tyre janë frymëzim për disa lëvizje bashkohore
    islame, si dhe për disa lëvizje terroriste. Omani si shtet, praktikon
    një version të këtij sekti, me emrin Ibadije.
  • Murxhi'et. besojnë se Besimi Islam realizohet vetëm me zemër dhe
    gjuhë. Kryerja e obligimeve fetare sipas tyre nuk e largon askend nga
    rradhët e Islamit.
  • Mu'tezilët. Nuk e besojnë Caktimin e Zotit (sipas mënyrës
    tradicionale sunnite), nuk i besojnë Cilësitë dhe Emrat e Allahut dhe
    janë të prirur nga filozofia dhe racionalizmi.
  • Vehabizmi Kësaj
    lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e Ibn Tejmijes në shek.
    XIV, dhe e nxënësit të tij Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilën Muhammed Ibn
    Abdulvehhabi e ndoqi në masën më të madhe të mundur. Lëvizja e
    vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen selefije
    (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai
    është jomedhhebizmi. Deri atëherë dijmë për selefi salihinët, të cilët
    janë ndekur nga të gjitha medhhebët e gjithëpranuara.
  • Esharizmi. është një devijim i Ehli Sunnetit në drejtim të ideve
    mu'tezilite. Pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes
    së madhe sunnite.
  • Maturidizmi.
    Si ide, është në mes të esharizmit dhe Ehli Sunnetit. Edhe pjesëtarët e
    këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite. Ideja e
    maturidizmit është ideja kryesore tek myslimanët e trojeve shqiptare. Të
    gjitha medresetë që veprojnë në kuadër të bashkësive islame në
    Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, besimin islam e mësojnë në bazë të ideve të
    Maturidiut, që është shumë i afërt me Ehli Sunnetin.
  • Sufizmi. Ky sekt
    është i prirë në drejtim të ideve filozofike shpirtërore (që tek
    sunnitët përmbledhen në termin Zuhd). Por me kalimin e kohës, sufizmi u
    formësua si sekt më vehte, duke u degëzuar edhe në 12 tarikate - shkolla
    filozifike mistike. Edhe pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si
    pjesë e familjes së madhe sunnite.
  • Bektashizmi (Alevizmi). Sekt që paraqet një devijim të Islamit në drejtim të Krishterimit Ortodoks Lindor.
    Bektashizmi u krijua me qëllim të sintetizimit të dy feve që
    mbizotëronin Perandorinë Osmane. Ishte fe zyrtare e jeniçerëve (fëmijë
    të krishterë që trajnoheshin për njësinë speciale ushtarake të
    Perandorisë Osmane). Bektashizmi me kalimin e kohës ka shpallur veten si
    fe, e cila është tërësisht në kundërshtim me Islamin. Nga të gjitha
    grupacionet myslimane, Bektashizmi nuk konsiderohet si pjesë e Islamit.
  • Ahmadiyya është bashksi fetare e cila beson në ardhjen e Mesiut dhe Mahdiut të premtuar.

Shkollat juridike islame



Artikull Ebu Hanife


Shkollat juridike, merren me interpretimin juridik të rregullave të
Islamit, që nxjerren nga burimet kryesore të Fesë Islame, Kur'anit dhe
Sunnetit si dhe disa burimeve të tjera. Janë katër shkolla juridike
islame që respektohen nga sunnitët dhe një shkollë juridike që
respektohet nga shiitët. Shkollat juridike njihen edhe me emrin
medh-heb.


  • Medh-hebi Hanefi, i përhapur në Pakistan, Banglladesh, Indi, pjesën kryesore të Turqisë, Ballkan, në një pjesë të Sirisë dhe Irakut etj.
  • Medh-hebi Shafi, i përhapur në Egjipt, disa pjesë të Afrikës Veriore dhe në disa pjesë të Sirisë dhe Turqisë.
  • Medh-hebi Maliki, i përhapur në Maroko dhe disa pjesë të Afrikës Veriore.
  • Medh-hebi Hanbeli, i përhapur në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emirate, Bahrejn, Katar, Jemen e të tjerë.
  • Medh-hebi Xha'aferi, i përhapur në Iran, ne pjesën shiite të Irakut dhe në përgjithësi tek shiitët.

Historia e Islamit


Historia e Islamit në tokat Ilire



Artikulli Kryesor: Historia e Islamit në tokat Ilire


Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona
se ato të pjesës më të madhe të popujve evropianë. Islami u shfaq për
herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë
(shek. 9-10-të). Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e
tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i
kalorësve hispanikë me maurët (arabët). Nga kontakti i frankëve me
arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve "Kënga e Rolandit”, në të
cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve. Disa
shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e
Shekspirit (Othello, "arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër). Në
këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman)
shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale
shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të
mbrojtur nderin e motrës nga "nji bajloz i zi” (a "nji harap i zi”) që
ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve
të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamit i takojnë shekullit të
13-14-të. Me pushtimin otoman nis faza më aktive e pëhapjes së islamit.


Qytetet e shenjta Islame






Shtete me një përbërje të popullsisë prej më shumë se 10% myslimanë.

(jeshile:myslimanë sunitë, e kuqe:myslimanë shiitë, blu:myslimanë ibaditë)




Shiko dhe









Es-Selamun Alejkum we Rahmetullahi we
Berekatuhu Radio-Besimi


"Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal
dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23) "O
Zot, unë kërkoj strehim te Ti që të kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam
njohuri,


e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem prej të
humburve". (Hud: 47)


"Ne te derguam ty (o Muhammed)vetem meshire per te gjitha
botet."(El-Enbija:107)

Kur Ibrahimi dhe i biri i
tij Ismaili ,paqja qoftë mbi ta,po ndërtonin shtëpin   e shejntë ,Qaben,i
luteshin All-llahut:"Zoti yne,dërgo ndër ta ,nga gjiri i tyre,të Dërguar
që tu lexoje atyre ajetet e Tua,tu mesojë atyre librin dhe urtësin e ti pastroje
ata.Ska dyshim se ti je Ngadhnjyesi,i Dijshmi."(El-Bekare:129)


Si përgjegje e kësaj lutje u dërgua i fundit profet,i quajtur
prej Zotit Muhammed-i lavderuar."Muhamedi është i dërguar i
Allahut."(El-Feth:29)

Muhamedi s.a.v.s. është i Dërguar i
Allahut dhe Pejgamberi i Tij i fundit.Ai quhet Muhamed, i biri i Abdullahut dhe
i Emines.Ka lindur në Mekke në mëngjesin e ditës së hënë të vitit 571 të erës së
re.Allahu me emrin e tij ka emërtuar një sure të Kuranit.

I Dërguari
i Zotit,a.s që në rininë e tij ishte kombinim i vetive më të mira shoqërore.Ai
ishte njeri shembullor,i peshonte gjërat dhe kishte gjykim të drejtë.Ai shquhej
për origjinalitetin e mendimit ,për moralin e lartë   dhe për maturinë.Ende pa u
bërë Pejgamber,ai luftonte praktikat besëtytenore dhe ishte aktiv në veprimtari
të dobishme.Ai nuk pinte verë,nuk hante mish te therrur në altarët   e zotave
dhe nuk merrte pjesë në festat e idhujtareve.Shokët e tij,Allahu qoftë i kënaqur
me ta,thonë se ai"heshte gjatë",siç transmeton Ahmedi me sened të saktë.Heshtja
e tij e gjatë e ndihmonte pozitivisht   në meditimin dhe hulumtin e thellë të
vërtetës .Ai mendonte shumë   për besimin e popullit   të tij,se kujt i përkulej
dhe i lutej ,se përse merrej me herezi,me me magji ,me falle
etj...

Muhammedi s.a.v.s. ishte njeri ideal dhe kishte karakter të
panjollosur.Ishte më zemërgjeri,më i qiltri dhe më mikpritësi dhe gjithmonë
linte mbresa të thella te njerëzit me fytyrën e tij të devotshme.Ai ishte i
dashur ndaj bashkeqytetareve dhe me i ndershmi në të folur dhe me temperament më
të butë.Për shkak të respektit që gëzonte ,populli i tij e quajti"i
besueshmi"